Merkato/ Ismajli i jep përparësi Torinos, transferimi lidhet ngushtë me shitjen e Coco

Ardian Ismajli nuk do të largohet nga Italia pasi ka rekomanduar menaxherët e tij që të bisedojnë vetëm me Torinon. Mbrojtësit shqiptar i skadon kontrata me Empolin sot në mbrëmje dhe pritet që në ditët në vazhdim të zyrtarizojë ekipin e tij të ri.
E ardhmja e 28-vjeçarit është e lidhur ngushtë me atë të Saul Coco. Ky i fundit u ble nga Torino një vit më parë për rreth 6.5 milionë euro. Lojtari i ardhur nga Las Palmas nuk ka bindur Torinon në 12 muajt e parë dhe tani po kërkohen mundësi që palët të gjejnë zgjidhje, e cila do të ishte e volitshme si për ekipin dhe lojtarin.
Torino ka marrë pak ditë më parë një ofërtë rreth 16 milionë euro nga Katari për shërbimet e Coco-s. Piemontezët kanë pranuar menjëherë, por tratativa nuk ka nisur ende pasi vetë Coco është skeptik. Këtë situatë po ndjekin nga afër edhe menaxherët e Ismjalit, i cili do të transferohet në Torino sapo Coco të largohet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




