Merkato/ Lajpcigu dhe Volfsburgu monitorojnë nga afër Brojën

Angli | 1 vit më parë

Ndeshja me Letoninë do të jetë e rëndësishme për Brojën edhe sa i përket të ardhmes së tij. Siç dihet sulmuesi ka kontratë me Çelsin deri në 2028-ën, por klubi lonidez duket se preferon që ta shesë madje i ka caktuar edhe një çmim prej 20 milionë stërlinash kartonit të tij.

Sipas raportimeve të fundit mësohet se Armando Broja po ndiqet me interes edhe nga dy skuadra të Bundesligës gjermane. Bëhet fjalë për Lajpcigun dhe Volfsbugurn, të cilat janë interesuar për shërbimet e sulmuesit kuqezi. Interesi i Lajpcigut është i kuptueshëm pasi këtë verë po përgatitet për të shitur sulmuesin e saj kryesor, Benxhamin Sheshko.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme