Merkato/ Pas konsideratës së Flick qëndrimi i Rashford në Barcelonë nuk është më utopi

Barcelona është gati që të aktivizojë klauzolën prej 26 milionë stërlinash për të bërë të vetin Marcus Rashord. Siç dihet sulmuesi anglez është huazuar për një sezon në Spanjë, por duket se kaq i ka mjaftuar për të bindur katalanasit që të kthejnë në të përhershëm lëvizjen e bërë verën e kaluar.
Si Flick dhe Deco janë të bindur se nuk mund të gjejnë në treg lojtar të kalibrit të Rashford për një shifër që i afrohet 30 milionë eurove. Si trajneri dhe drejtori sportiv i Barçës janë të bindur për vlerat e 28-vjeçarit dhe për këtë arsye mendohet se këtë verë Barça do të aktivizojë të drejtën për ta blerë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




