Merr formë “bypass”-i i Shëngjinit, rruga e re panoramike do të lehtësojë trafikun dhe zhvillimin e turizmit lokal
Trafiku që krijohet gjatë sezonit veror në rrugët e zonës turistike te Shëngjinit do të marrë fund brenda vitit 2027, falë ndërtimit të bypassit. Investimi i nisur me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit po ecën me ritme të shpejta, ku traseja e rrugës pritet të përfundojë brenda pak javësh.
Punimet u inspektuan nga Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, sipas të cilit falë këtij investimi dhe autostradës Milot-Balldren, e cila pritet të nisë, zona turistike e Shëngjinit do të aksesohet më shpejt.
Bypassi i Shëngjinit do të jetë një rrugë panoramike, e cila do t’i shërbejë zhvillimit të turizmit, u shpreh kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.
Punimet për bypassin e Shëngjinit me gjatësi 8.1 km dhe vlerë investimi 1.1 miliard lekë kanë nisur që prej muajit tetor të vitit që lamë pas dhe janë parashikuar të përfundojnë brenda 18 muajsh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



