Mes tensioneve globale, Uashingtoni dhe Moska hapin kanalet e komunikimit, krerët e inteligjencës flasin sërish

Kreu i CIA-s amerikane, John Ratcliffe, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergei Naryshkin, drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR).
CNN shkruan se lajmi u bë publik nga vetë Naryshkin në një intervistë për televizionin rus, duke theksuar se biseda ishte e dyta që nga muaji mars dhe se të dyja palët janë dakorduar të mbajnë kontakt të drejtpërdrejtë kurdo që është e nevojshme.
Ky zhvillim vjen në një moment ku Moska dhe Uashingtoni duket se kanë nisur një fazë të re afrimi diplomatik, megjithëse tensionet për luftën në Ukrainë mbeten të larta. Shtetet e Bashkuara vijojnë të mbështesin Kievin në konfliktin kundër Rusisë.
Kontaktet mes Ratcliffe dhe Naryshkin shihen si një sinjal i mundshëm për një linjë të hapur komunikimi mes dy fuqive në sferën e inteligjencës, ndërsa sfidat gjeopolitike mes tyre mbeten të pranishme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



