Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka lëshuar një mesazh të ri ku deklaron se Teherani duhet të përgjigjet duke “anuluar sigurinë e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Iranit”.
Deklarata u bë publike përmes një mesazhi të dërguar Presidentit Massoud Pesekian, ku Khamenei shprehu ngushëllimet e tij për vrasjen e Ministrit të Inteligjencës, Esmail Khatib, nga Izraeli.
Mojtaba Khamenei, i cili pasoi të atin – Ajatollah Ali Khamenei, të vrarë në një sulm ajror izraelit më 28 shkurt, nuk është parë publikisht që prej emërimit të tij si udhëheqës suprem. Zyrtarë amerikanë dhe izraelitë besojnë se ai është plagosur gjatë luftimeve.
Mesazhi i tij i fundit vjen në një moment tensioni të lartë, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe goditjeve të përsëritura mes Iranit dhe Izraelit.
Khamenei ka theksuar se përgjigjja e Iranit duhet të jetë e ashpër dhe e drejtpërdrejtë ndaj çdo armiku, duke e cilësuar sigurinë e tyre si të papranueshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




