Mesha e parë pa Papa Françeskun, mijëra besimtarë luten për të në Vatikan
Kjo e diel, e fundit e prillit, është e diela e parë pa Papa Françeskun. Në Sheshin Shën Pjetër në Vatikan mijëra besimtarë nga anembanë botës ju bashkuan Meshës së Shenjtë, të drejtuar nga Dekani i Këshillit të Kardinalëve, Giovanni Batista Re, i cili kujtoi mesazhet e Papa Franceskut që prekën zemrat e të gjithëve.
“Jemi nga Anglia dhe ndoqëm meshën, edhe pse jemi të besimit protestantë. Ky është një moment refleksioni. Ai ishte zëri i njerëzve që atyre qe kishin më shumë nevojë”.
“Jemi prekur pafund. Ishte kënaqësi që u gjendem këtu në këtë moment sepse pamë dashurinë që ka lënë pas, ishte një moment shumë prekës. Shpresojmë që Papa i ri të vazhdojë atë, që ai nisi”.
Pas ndarjes nga jeta të Papës, Kisha Katolike hyn në një periudhë që njihet si “Sede Vacante”. Froni i Papës është i zbrazët. Kjo nuk është vetëm një periudhë pushimi, por një kohë reflektimi dhe përgatitjeje për zgjedhjen e Papës së ri.
Jo më parë se 15 ditë dhe jo më vonë se 20 ditë pas vdekjes së Papës, mblidhet Konklava. Janë 252 kardinalë nga e gjithë bota, mes tyre vetëm 135 nën moshën 80 vjeç, kanë të drejtë të votojnë për të zgjedhur Papën e ri.
Nga 5 maji sytë e të gjithë botës do të drejtohen te oxhaku i Kapelës Sistine, në pritje të “tymit të bardhë”, që simbolizon zgjedhjen e Bariut të mbi 1.3 miliardë besimtarëve katolikë në të gjithë botën.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




