Mesha e parë publike pas 63 viteve, Kardinal Ernest Troshani përcjell mesazhe paqeje dhe vëllazërie
Besimtarët katolikë kanë pritur plot emocione dhe dashuri eminencën e tij, Kardinalin Dom Ernest Troshani.
Kardinali mbajti një meshë të shenjtë për të pranishmit, e para në publik pas 63 viteve.
“Një rast i bukur dhe i mrekullueshëm”, tha Kardinali Troshani.
Gjatë meshës, ndër të tjera, Kardinal Troshani dha mesazhin për paqe, dashuri për Zotin, familjen e njëri –tjetrin. Njëkohësisht, udhëzoi shoqërinë shqiptare që ta vlerësojë të shenjtë familjen dhe të largohet nga fenomenet negative.
Mesha shërbeu dhe për thirrje drejtuar politikës dhe të pasurve, që të ndihmojnë të varfërit.
“Në kishë mësojmë të duam vëllezërit tonë, për të ndihmuar të varfrit”, apeloi ai.
Gjatë meshës, arqipeshkvi i Arqidioqezës Metropolitane Shkodër –Pult, Imzot Giovanni Peragine, vlerësoi figurën e Kardinal Troshanit, i cili nuk u përkul përpara vështirësive dhe dënimeve në kohën e diktaturës.
Gazetar: V. Omari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




