Meshkujt shqiptarë po pakësohen me ritme më të shpejta se femrat

Sociale | 3 vite më parë

Sipas të dhënave nga INSTAT, vitet e fundit, ritmet e rënies së popullsisë së Shqipërisë kanë nisur të përshpejtohen.

Por vihet re se ritmet e rënies së numrit të meshkujve janë më të shpejtë se te femrat. 

Sipas të dhënave me 1 janar 2023, në të gjithë vendin zyrtarisht ishin 71,6 mijë meshkuj më pak se në vitin 2018 me rënie 5%. 

Në të njëjtën periudhe kishim 36,8 mijë femra më pak, me rënie 2.6%.

Gjithnjë sipas statistikave, Shqipëria ka raport gjinor në lindje që favorizon meshkujt. 

Mesatarisht në një vit lindin 105 djem për 100 vajza. 

Por emigracioni më i lartë te meshkujt dhe jetëgjatësia më ulët se e femrave, po i pakëson burrat referojnë të dhënat.

INSTAT raporton se në vitin 2022 migrimi brenda Shqipërisë ka një ndikim të rëndësishëm në popullsinë e njësive administrative.

Sipas të dhënave , më 1 janar të vitit 2023, popullsia e përgjithshme e vendit pësoi rënie me 1.1% në raport me vitin 2022, ndërsa popullsia në moshë pune pësoi rënie me 1.8%.

Aktualisht popullsia në moshë pune është 1,864,062 persona nga 1,974,207 në vitin 2019, ose 101 mijë më pak.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme