Messi apo Maradona? Ja cilin zgjedh Scaloni

Futboll Vendi | 1 vit më parë

Debati vazhdon të jetë i nxehtë edhe pas shumë vitesh. Karrierës së Lionel Messit po i vjen fundi dhe shumë njerëz ende po pyesin se kush është më i miri mes tij dhe Diego Armando Maradonës.

Fjalën e tij pak orë më parë e ka thënë edhe Lionel Scaloni: trajneri i kombëtares së Argjentinës nuk ka dashur të krahasojë dy 10-at më të mëdhenj në histori, edhe pse në fund zgjedhja e tij ra mbi sulmuesin e Inter Miamit, i cili e ndihmoi të fitonte Botërorin në Katar.

“Zgjedh Leon sepse e kam parë dhe e di se si është. Për mendimin tim nuk ka kuptim t’i krahasosh, sepse duhet t’i shijosh. Jam i bindur që të dy mund të kenë qenë lojtarë në vitet ’70, ’80, ’90 dhe madje edhe tani, sepse një lojtar i mirë është gjithmonë një lojtar i mirë”, tha ish-mbrojtësi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme