Messi flet për raportin me CR7: E respektoj për karrierën, por nuk jemi miq!

Futboll Bota | 1 vit më parë

Të dy së bashku janë autorë të gati 2000 golave, por duket se aftësia për të shënuar është e vetmja e përbashkët që kanë.

Lionel Messi dha dje një intervistë të shkurtër pas ndeshjes të fituar nga Inter Miami përballë Porto-s dhe kur u pyet për raportin që ka me yllin portugez tha: “Kam shumë respekt dhe e admiroj për karrierën  që ka ndërtuar. Rivaliteti me atë ishte në fushë, secili prej nesh kërkonte që të bënte më të mirën për ekipet respektive. Siç ndodh gjithmonë, gjithçka që kemi patur e kemi mbyllur në fushë e kemi lënë aty. Jashtë saj ne jemi dy persona si gjithë të tjerët. Sigurisht që nuk jemi shokë sepse nuk kalojmë kohë bashkë, por gjithmonë e kemi trajtuar njëri-tjetrin me respekt”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme