Milani këmbëngul për Xhakën, në listë është edhe Ardon Jashari

Futboll Bota | 1 vit më parë

Pas shitjes së Tijjani Reijnders dhe ndërsa pret vizitat mjekësore të Luka Modric, Milani është në kërkim të një mesfushori për të përforcuar dhe kompletuar mesfushën e Massimiliano Allegrit. Në orët e fundit, Ardon Jashari i Club Bruges dhe Javi Guerra i Valencias janë lidhur me kuqezinjtë, por emri në krye të listës së dëshirave të trajnerit toskan dhe drejtorit sportiv Igli Tare është Granit Xhaka i Bayer Leverkusen.

Sipas asaj që ka mësuar stafi editorial i MilanNeës.it, edhe në këto orë (të nxehta) ka pasur kontakte të drejtpërdrejta midis palëve, me 32-vjeçarin të intriguar nga ideja për të veshur fanellën e Milanit duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Ndërkohë, ish-lojtari i Rossonerëve, Marcos Cafu, në kuadër të Milano Football Week, foli për tregun e transferimeve të Milanit: “Të gjitha blerjet e mëdha janë të mira, duhet të shohim nëse ato janë blerjet e duhura për Allegrin, në mënyrë që të jemi konkurrues dhe të shkojmë larg”.

Për Milanin po flitet edhe për një brazilian, përkatësisht Dodo: “E shoh mirë, Dodo që pamë duke luajtur për Fiorentinën është shumë i mirë, pati një kampionat të shkëlqyer, ka personalitet”.

Milanit i pëlqen edhe Wesley, mbrojtësi i djathtë i Flamengos. “Ai është gjithashtu shumë i mirë, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai po luan shumë mirë, le të shohim si do të luajë në Kupën e Botës për Klube”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme