Milani kërkon mbrojtës, Tare mendon për Gjimshitin

Futboll Bota | 1 vit më parë

Pas shitjes së Malik Thiaw te Newcastle për mbi 40 milionë euro, blerja e një mbrojtësi të ri është bërë përparësi për Milanin.

Kjo edhe për shkak se Allegri po vazhdon të përqendrohet në një mbrojtje me tre lojtarë, dhe nuk përjashtohet mundësia që Tare të përpiqet të sjellë jo një, por dy mbrojtës të rinj nga tani deri në fund të gushtit.

Sigurisht që do të ketë një investim të konsiderueshëm në një lojtar premtues, mundësisht një italian, por drejtori sportiv shqiptar, thekson “Tuttosport”, i ka vënë syrin edhe bashkëkombësit të tij Berat Gjimshitit të Atalantës, 32 vjeç me një kontratë që skadon në vitin 2026.

Dhe kush e di, ndoshta qendërmbrojtësi shqiptar i zikaltërve mund të bëhet përsëri një temë e nxehtë në fund të merkatos.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme