Milani sfidon Interin, precedentët e derbit në Kupën e Italisë

Futboll Bota | 2 vite më parë

Sot në mbrëmje do të luhet një tjetër kapitull i sfidës Milan-Inter. Derbi i Milanos do të rrëmbejë skenën, pasi dy rivalët e përjetshëm do të masin forcat në Kupën e Italisë, duke synuar një vend në finalen e madhe.

Në “San Siro” do të luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë me kuqezinjtë dhe zikaltërit, që synojnë që ti afrohen sa më shumë finales së madhe.

Po si janë precedentët e derbit të Milanos në Kupën e Italisë. Deri më tani janë luajtur 27 ndeshje në këtë turne dhe bilanci anon nga Milani që ka koleksionuar 10 fitore, 9 janë sukseset e Interit, ndërsa 8 takime kanë përfunduar në barazim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme