Milano Cortina 2026 në RTSH/ Dëmtim i rëndë për yllin e snowboard-it, Mark McMorris

Ankth në Livigno për gjendjen e Mark McMorris, legjenda kanadeze e snowboard-it, që përfundoi në spital pas një rrëzimi të frikshëm gjatë stërvitjes.
Sportisti 32-vjeçar, 3 herë fitues i medaljes olimpike të bronzit, është transportuar me barelë për shkak të një rënieje nga rreth 50 metra, teksa po provonte kërcimet në prag të kualifikueseve.

Nuk është hera e parë që “luftëtari” McMorris përballet me fatin e keq. Karriera e tij është shoqëruar me rikuperime të jashtëzakonshme, siç ishte ai pas incidentit të rëndë të 2017-ës.
Megjithatë, kjo rënie në prag të ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 ngre dyshime të forta në lidhje me pjesëmarrjen e 4-t të këtij sportisti në një kompeticion të tillë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




