Minatorët në Spaç të Mirditës në ditën e 8 të protestës, kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta

Punonjësit e nëntokës në minierën e bakrit në Spaç të Mirditës kanë hyrë në ditën e tetë të protestës së tyre, duke kërkuar kushte më të mira pune dhe paga më të larta.
Prej më shumë se një jave, minatorët janë mbledhur çdo ditë në hyrjen kryesore të kompanisë, por deri më tani nuk është zhvilluar asnjë dialog mes palëve.
Përfaqësues të punëtorëve bëjnë të ditur se kërkesat e tyre janë të drejta dhe të domosdoshme, pasi situata në galeritë e nëntokës është e vështirë dhe pagat nuk përputhen me rrezikun e punës që kryejnë.
Nga ana tjetër, kompania punëdhënëse nuk e ka njohur sindikatën e krijuar nga punëtorët, me arsyetimin se kjo strukturë nuk ka dokumentacionin e plotë ligjor për t’u regjistruar.
Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të merren parasysh dhe të nisin bisedimet me drejtuesit e kompanisë. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore për të garantuar të drejtat e tyre sindikale dhe kushtet minimale të sigurisë në punë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




