Minikooperativa në Fierit, 15 familje të komunitetit rom, bashkojnë tokën dhe mjetet e prodhimit

Të bashkosh sipërfaqen e tokës, është sigurisht një përparësi që secili prej fermerëve mundet ti japë fermës së tij. Kjo ka ndodhur në Baltëz të Fierit, ku 15 familje te komunitetit rom prej 4 vitesh kanë nisur të bashkojnë sipërfaqet e tokave bujqësore dhe të krijojnë një minikoperativë në këtë zonë.
Kjo iniciative ka ardhur si nevojë e shumë familjeve të cilët e kishin lënë djerrë token e tyre si pasojë e emigracionit. Ata zotërojnë sot së bashku, më shumë se 15 hektarë tokë, e cila është mbjellë kryesisht me grurë e misër.
Minikoperativa është bërë realitet, duke e rritur prodhimin dhe rendimentin edhe falë ndihmës së donatorëve të ndryshëm si dhe ndihmën e qeverisë për naftën falas. Në këtë zonë jetojnë rreth 350 familje rome dhe për të ndalur më tej emigracionin, kooperativa po synon më tej rritjen e sipërfaqes si dhe zgjerimin e numrit të familjeve, brenda saj.
Gazetar: M. Mirashi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




