Ministeriali i OSBE-së, Rama: Ta përdorim Tiranën për të dalë nga kriza aktuale e bashkëpunimit!

Kryeministri shqiptar ka ftuar vendet e OSBE të zgjidhin atë që e ka quajtur krizë aktuale e bashkëpunimit, duke përdorur Tiranën. NJë vit pas ushtrimit të kryesisës së OSBE, Kryeministri Rama kujtoi se krizat e vëna në objektiv në fillim të këtij mandati, janë bërë edhe më të mprehta, ndërsa vendet anëtare të OSBE-së kanë qenë vetë kontributorë në këtë. “Jam i shqetësuar nga kriza e e përhershme e bashkëpunimit. Kemi dështuar të trajtojmë sfida dhe kërcënimet tona për të mbështetur të drejta. Bëj thirrje për një bashkëpunim për të bërë një gjë të tillë por ato kanë rënë në vesh të shurdhër. O e keni për zëmër këtë organizatë ose jo. Ose doni të mbroni të drejta ose jo. Organizata jonë është po kaq e fortë sa vullneti për të zbatuar angazhimet. Nëse ky vullnet mungon atëherë ne do jemi në vështirësi për të dalë nga krizat që na sjellin vetëm kriza.” tha kryeministri.
Kryeministri shqiptar i është referuar zhvillimeve të fundit për apelin ndaj vendeve anëtarë të OSBE-së. “Shiko se çka ndodhur në Bjellorusi dhe si krejt papritur OSBE mbeti si një instrument i fundit, ndërkohë strukturat e tjera mbetën të padobishme. Pse kështu? Është e trishtueshme se çka ndodh jashtë BE ngre barrikada mes vendeve të BE dhe NATO-s. Bëhet çështje e një shkalle shumë më të madhe. Cështja e njerëzve vihet në rrezik. Nuk mund të vazhdojë kështu dhe sa më shpejt të reagojmë, aq më mirë. Organizata jonë nuk mund të punojë nëse lufta e ftohtë vihet pas krahëve. Asnjë organizatë më shumë se kjo nuk mund të përballet me sfidën e bashkimit.”deklaroi ai.
Duke kujtuar se Ukraina është prioriteti i OSBE, Kryeministri Rama ishte apelativ sidomos për ushtrimin e monitorimit nga OSBE, por sidomos për rolin e vendeve anëtare. “Kjo gjendje është shkaktuar nga ne, nga 57 vendet anëtare të OSBE-së. Supozohej që do të kishim një vizon të përbashkët, të krijuar në Helsinki, në Paris, Stamboll, për një Europë demokratike. Ky vizon po largohet më tepër prej nesh, parimet tona nuk po respektohen, sepse angazhimet tona nuk zbatohen, divergjencat po rriten, sepse përballja zgjidhjet përmes bashkëbisedimit”. tha Rama.
Referuar dhe vitit të vështirë të pandemisë, Kryeministri shqiptar, por edhe personallitetet që morën fjalën, pranuan se drejtimi i këtij viti edhe pse sfidant in ekxtremis dhe për herë të parë nga Shqipëria, kishte sjellë siç cilësoi ministri gjerman Maas një drejtim me profesionalizëm e kualifikim, por edhe me risi në idetë e funksionimit. “Shqipërisë iu desh ta drejtonte anijen e OSBE në një kohë të vështirë. Efektiviteti ka drejtues të lartë të aftë. E pamë sa të rëndësishëm ishin dhe sa e rëndësishme është të forcohemi në pikëpamjen e kësaj organizatë e për të shndërruar në një organizatë të mirëfilltë për të ndjekur parimet.”u shpreh Kryeministri shqiptar Edi Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



