Ministeriali Ukrainë-Evropa Juglindore do të mbahej në Tiranë më 12 qershor, Ministria e Jashtme njofton shtyrjen e aktivitetit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se ka shtyrë në një moment të dytë Ministerialin Ukrainë-Evropa Juglindore, i planifikuar që të zhvillohej më 12 qershor në Tiranë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se Ministeriali Ukrainë-Evropa Juglindore, i planifikuar që të zhvillohej më 12 qershor 2026 në Tiranë, do të mbahet në një datë të mëvonshme.
Shtyrja e këtij takimi në nivel të ministrave të punëve të jashtme vjen si pasojë e situatës së sigurisë në Ukrainë dhe e angazhimeve në këtë kuadër, të Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, z. Andrii Sybiha, bashkëorganizator i Ministerialit të Tiranës.
Data e re e zhvillimit të Ministerialit do të bëhet e ditur në një moment të dytë“, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
NJOFTIM PËR SHTYRJEN E MINISTERIALIT UKRAINË – EVROPA JUGLINDORE
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se Ministeriali Ukrainë – Evropa Juglindore, i planifikuar që të zhvillohej më 12 qershor 2026 në Tiranë, do të mbahet në një datë të mëvonshme.
Shtyrja e këtij takimi në nivel të ministrave të punëve të jashtme vjen si pasojë e situatës së sigurisë në Ukrainë dhe e angazhimeve në këtë kuadër, të Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Sh.T. z. Andrii Sybiha, bashkëorganizator i Ministerialit të Tiranës.
Data e re e zhvillimit të Ministerialit do të bëhet e ditur në një moment të dytë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




