Ministri Gonxhja dhe homologia italiane Santachè riafirmojnë partneritetin e qëndrueshëm në turizëm

Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me Ministren e Turizmit të Italisë, Daniela Santachè.
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal në fushën e turizmit, me synimin për të krijuar një partneritet të qëndrueshëm, inovativ dhe të ndërsjellë mes dy vendeve.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Gonxhja theksoi se diskutimet përfshinë harmonizimin e standardeve turistike, lehtësimin e përvojës së udhëtarëve, zhvillimin e itinerarëve kulturorë, fuqizimin e aftësive profesionale dhe nxitjen e turizmit gjatë gjithë vitit.
“Takimi me Ministren e Turizmit të Italisë, Daniela Santache’, riafirmoi angazhimin tonë të përbashkët për një partneritet të qëndrueshëm, inovativ dhe të ndërsjellë në turizëm. Diskutimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, harmonizimin e standardeve, lehtësimin e përvojës së udhëtarëve, zhvillimin e itinerarëve kulturorë, fuqizimin e aftësive dhe edukimin e profesionistëve, si dhe zgjerimin e mundësive turistike gjithëvjetore. Ky takim konsolidon marrëdhëniet ndërkombëtare në fushën e turizmit, për të vendosur standarde të reja për një turizëm inovativ dhe cilësor në vend”, shkruan ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




