Ministri i Jashtëm i Estonisë: Takimi Putin-Trump në Alaksë, përpjekje e Moskës për të shmangur sanksionet

Europë | 1 vit më parë

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna e ka cilësuar takimin mes presidentit rus Vladimir Putin me presidentin amerikan Donald Trump në Alaskë si një manovër hipokrite për të shmangur sanksionet e reja.

Tsahkna theksoi se sulmi i forcave ruse ndaj Kievit më 28 gusht ishte një sulm i qëllimshëm ndaj civilëve.

“Ky ishte një sulm i qëllimshëm nga Putini ndaj civilëve. Në një kohë kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë me Ukrainën për të ndalur luftën dhe për të arritur paqen e qëndrueshme, Putin tregon qartë se nuk ka hequr dorë nga qëllimet e tij dhe vazhdon të kryejë krime lufte, duke vrarë civilë, përfshirë fëmijë,” deklaroi ministri.

Ai vuri në dukje se viktima më e re e sulmit rus në Kiev ishte vetëm dy vjeç dhe ngriti dyshime për interesin e vërtetë të Rusisë për paqe.

“Është e qartë se paqja nuk kërkohet me 31 raketa dhe 598 dronë sulmues,” shtoi Tsahkna.

Ministria e Jashtme e Estonisë njoftoi se më 28 gusht thirri përfaqësuesin e ngarkuar rus për të dorëzuar një notë proteste lidhur me sulmet masive dhe vdekjeprurëse ruse me raketa dhe dronë në Kiev.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Hanno Pevkur, deklaroi se anëtarësimi në NATO do të ishte garancia më e mirë e sigurisë për Ukrainën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme