Ministri Lamallari prezanton zëvendësministren e re të Drejtësisë, Elona Hoxha

Politikë | 1 vit më parë

Menjëherë pas vendimit të Këshillit të Ministrave, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi sot zëvendësministren e re, Elona Hoxha, e cila do të marrë detyrën pas emërimit zyrtar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministri Lamallari vlerësoi lart figurën e Znj. Hoxha, duke e cilësuar si një profesioniste të brendshme të sistemit.

“Elona Hoxha është një profesioniste e administratës sonë prej 15 vitesh e që vazhdimisht ka spikatur vetëm përmes punës e përkushtimit të lartë në çdo detyrë që ka mbajtur,” shkroi Lamallari.

Në të njëjtën kohë, Ministri shprehu mirënjohje për ish-zëvendësministrin Klajd Karameta.

“Besimplotë se ajo do të çojë përpara punën shumë të mirë që ka bërë deri më tani Klajd Karameta, të cilit i jam shumë falënderues për kontributin që ka dhënë në këtë institucion për 5 vite dhe i dëshiroj sukses në vijim,” theksoi ai.

Lamallari përfundoi mesazhin e tij duke inkurajuar ekipin e Ministrisë së Drejtësisë për të bashkëpunuar dhe për t’u përkushtuar në përmbushjen e objektivave drejt “aspiratës së përbashkët për Shqipërinë 2030 në BE.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme