Ministri Nufi: BE miraton paketën e tretë të asistencës, 49 milionë euro mbështetje për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Aktualitet | 5 muaj më parë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka njoftuar se Shqipëria ka përfituar një tjetër mbështetje të rëndësishme nga Bashkimi Evropian për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake. 

Në një reagim të bërë publik në rrjetet sociale, ai deklaroi se Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë në kuadër të programit “European Peace Facility”, me vlerë 21 milionë euro. Me këtë vendim, mbështetja totale e BE-së për Shqipërinë arrin në 49 milionë euro. 

Paketa e re përfshin furnizimin me mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si edhe trajnim dhe mbështetje operacionale për Forcat e Armatosura të Shqipërisë. 

Ministri Nufi e cilësoi këtë vendim si një vlerësim konkret për seriozitetin dhe besueshmërinë e Shqipërisë, duke theksuar rolin aktiv të vendit tonë krah aleatëve dhe partnerëve evropianë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. 

Ministri theksoi se ky hap i BE-së konfirmon angazhimin e Shqipërisë në arkitekturën e sigurisë evropiane dhe rrit besueshmërinë e saj si partner i qëndrueshëm në mbrojtjen kolektive. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme