Ministri Salla në Cërrik: Bashkëpunimi i fermerëve rrit prodhimin vendas dhe ekonominë lokale

Ekonomi | 3 muaj më parë

Me një traditë që nga viti 1998, një biznes familjar në Cërrik vijon të përpunojë qumështin vendas në djathë dhe produkte të tjera të bulmetit, në bashkëpunim të ngushtë me fermerët e zonës.

Gjatë vizitës në këtë sipërmarrje, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, u njoh nga afër me procesin e përpunimit dhe vlerësoi rolin që biznese të tilla luajnë në zhvillimin e industrisë së përpunimit të qumështit, si edhe në mbështetjen e prodhimit vendas.

Sot, kjo sipërmarrje përpunon rreth 140 kilogramë produkte bulmeti në ditë dhe furnizon tregun vendas, duke kontribuar në rritjen e vlerës së shtuar të ekonomisë rurale.

Ministri Salla theksoi se bashkëpunimi me fermerët dhe investimet në përpunim janë faktorë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë lokale, rritjen e konkurrueshmërisë dhe garantimin e cilësisë së produkteve shqiptare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme