Ministria e Drejtësisë mbledh institucionet e pavarura, diskutojnë për sfidat e integrimit në BE

Politikë | 4 muaj më parë

Ministria e Drejtësisë ka mbledhur sot drejtuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë për të diskutuar ecurinë e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030 dhe prioritetet në kuadër të integrimit evropian.

Në fokus të takimit ishin ndryshimet ligjore, përfshirë ndërhyrjet në kodet, përmirësimi i infrastrukturës së gjykatave, plotësimi i vendeve vakante, reduktimi i dosjeve të prapambetura dhe përmbushja e detyrimeve për Kapitullin 23.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se 12 muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa sfida kryesore mbetet garantimi i qëndrueshmërisë së Reformës në Drejtësi përmes rezultateve konkrete dhe institucioneve funksionale.

Gjatë takimit u prezantua edhe Barometri i Sistemit të Drejtësisë, një instrument që synon të masë performancën e institucioneve duke ndërthurur treguesit zyrtarë me perceptimet e profesionistëve të fushës dhe qytetarëve.

Diskutimet u përqendruan te sfidat që mbeten, si stoku i çështjeve, veçanërisht në Apel, digjitalizimi dhe rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme