Ministria e Jashtme e Kosovës do të udhëheqë dialogun me Beogradin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sorensen, u takua dje në Prishtinë me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit të MPJ-së, Konjufca e informoi Sorensen se procesi i dialogut do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua gjendja aktuale e dialogut dhe parimet e nevojshme për ta bërë atë efektiv dhe të qëndrueshëm.
Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ta shohë dialogun si një mundësi për të avancuar marrëdhëniet me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.
Sipas portalit KoSSev, vizita e Sorensen nuk ishte paralajmëruar për publikun. Ende nuk dihet sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë apo nëse destinacioni i radhës do të jetë Beogradi.
Sorensen vizitoi për herë të fundit Kosovën në fund të janarit, ndërsa më 11 shkurt mandati i tij si i dërguar special i BE-së u zgjat për dy vjet të tjera.
Good introductory meeting with @EUSR_Dialogue, Peter Sørensen.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) February 23, 2026
I informed him that the dialogue will now be led by @MFAKOSOVO. Kosovo remains committed to EU-facilitated dialogue to advance good neighbourly relations with Serbia, as two sovereign states on our European path. pic.twitter.com/EPGyuh3TyB
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




