Ministria e Shëndetësisë së Gazës paralajmëron kolaps të plotë për shkak të mungesës së oksigjenit

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, dr. Munir al-Bursh, ka paralajmëruar se Izraeli “vazhdon të përshkallëzojë sulmet e tij ndaj Gazës dhe të shkelë marrëveshjen e armëpushimit, e cila ekziston në deklarata, por mungon në jetën e njerëzve në terren”.
Në një intervistë për Al Jazeera, dr. al-Bursh tha se në Rripin e Gazës ka një “kolaps të plotë të nevojave bazike të jetës”.
Ai shtoi se “vetëm 12 stacione oksigjeni mbeten në funksion nga rreth 34”, duke paralajmëruar se “çdo dështim shtesë mund t’u ndërpresë oksigjenin pacientëve”.
“Nëse ky furnizim me oksigjen ndalon, këta njerëz do të vdesin. Ne nuk duam të arrijmë në atë pikë ku një mjek detyrohet të zgjedhë midis dy pacientëve, duke vendosur se kush merr oksigjen dhe kush lihet pa të”, deklaroi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




