Ministrja Balluku: Ndërtojmë stacionin e parë të “OSHEE Charge”, do të karikojmë për 10 minuta 20 makina

Aktualitet | 12 muaj më parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar shërbimin e ri “OSHEE Charge”, një projekt që do të kontribuojë në rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike dhe do të sigurojë karikimin e automjeteve në pika strategjike të qytetit.

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi rëndësinë e avancimeve në sektorin e energjisë, përfshirë përmirësimin e kuadrit ligjor dhe liberalizimin e tregut të energjisë. Ajo theksoi gjithashtu integrimin rajonal dhe avancimin e bursës Alpex për energjinë, duke mundësuar kështu një treg të përbashkët energjie për Ballkanin Perëndimor.

“Rendi që ne kemi ndjekur gjatë  të gjithë periudhës  për sa i përket kuadrit ligjor dhe gjithçka tjetër ka sjellë këtë rezultat. Raporti  thekson si kontributor për këtë vlerësim për afrimin me kuadrin ligjor. Avancimin në liberalizimin e tregut ndarjen funksionale të operatorëve. Sot OSHEE, funksionon si kompania mëmë e cila  merret me gjithë pjesën administrative të mbarëvajtjes së sektorit por nga ana tjetër kemi krijimin e kompoanive të cilat sot po forcohen dhe priten për tu krijuar edhe kompani të tjera siç është operatori i energjisë së rinovueshme. Gjithashtu është vlerësuar integrimi rajonal për sa  i përket funksionalitetit të bursës me energji. Bursa Alpex dhe bashkëpunimi në tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Balluku.

Balluku nënvizoi se prioritetet për periudhën në vijim do të përfshijnë hartimin dhe zbatimin e një plani kombëtar për energjinë dhe klimën, i cili do të synojë një tranzicion të gjelbër dhe të përputhshëm me objektivat e Bashkimit Evropian.

“Si dhe  një tjetër element që është vlerësuar është burimi i energjisë së rinovuar përmes ankandeve transparente dhe rritjes së pjesëmarrjes private në  kontributin e energjisisë së rinovueshme në vendin tonë. Prioritetet për periudhën në vijim përfshinë hartimin dhe zbatimin e planit kombëtar për energjinë  dhe klimën, liberalizimin e plotë të tregut si dhe përgatitja e një tranzicioni të gjelbër në përputhje me objektiva e BE. Sot investimet e huaja në Shqipëri kanë arritur 16 miliardë euro, por energjia është në vend të parë si kontributor kryesor në investimet e huaja në  vendin tonë”, tha ajo

Ministrja Balluku, tha se “OSHEE Charge”, do të sigurojë karikimin e mjeteve elektrike me çmime konkurruese dhe energji nga burime të rinovueshme. Ky projekt i ri synon të kontribuoni në zhvillimin e infrastrukturës për energjinë dhe të mbështesë përdorimin e automjeteve elektrike, duke përmirësuar kështu cilësinë e ajrit dhe duke ulur ndotjen.

“Përmes OSHEE Charg do sigurojmë çmime konkurruese, shërbim të qëndrueshëm dhe energjia do vijë nga burimet e rinovueshme. Për ndërtimin e stacionit të parë të OSHEE charge është përzgjedhur një pikë strategjike në hyrje të Tiranës, pjesë e Tiranës së re nga TEG në drejtim të Farkës. Do ketë 10 kulla karikimi fast charger. Mundtë karikohen në 10 minuta 20 automjete. Është projekt që ka marrë leje zhvillimi dhe ndërtimi. Hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm. Rrjeti aktual i pikave të karikimit i kufizuar vetëm në tiranë duke lënë boshllëqe në zonat turistike e vende të tjera. Kuadri ligjor nuk e rregullon në mënyrë eksplicite aktivitetin e karikimit të mjeteve elektrike që lejon zhvillimin e tregut pa standarde të unifikuara. Legjislacioni ekzistues nuk lejon rishitjen e energjisë elektrike me çmime të miratuara nga ERE. Mungesa e procedurave administrative edhe në nivel vendo ka  prodhuar treg të parregulluar, ku energjia e blerë me 14 lekë rishitet nga tregtarët privatë nga 40-60 lekë”, theksoi Balluku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme