Ministrja Evis Sala përfaqëson Shqipërinë në samitin global për Inteligjencën Artificiale në Shëndetësi

Aktualitet | 1 vit më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala po merr pjesë në samitin dyditor “Inteligjenca Artificiale në shëndetësi”, me ftesë të revistës prestigjioze britanike “The economist”.

Samiti, që mbahet në Londër në 1-2 tetor, e ku përfshihen 300 pjesëmarrës e 60 folës nga e gjithë bota, do të paraqesë njohuri ekskluzive dhe studime rastesh nga politikë bërës, përfaqësues të teknologjisë mjekësore, akademikë, organizata që punojnë për të arritur potencialin maksimal të IA-së në shëndetësi.

 Ministrja Sala do tu bashkohet emrave më me zë të shëndetësisë në botë, për të diskutuar integrimin e inteligjencës artificiale në praktikën klinike dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore si edhe për vizionin e Shqipërisë për formësimin e strategjisë shëndetësore në një mjedis të ndryshueshëm global.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme