Ministrja Spiropali: Reformat e qeverisë pasqyrojnë standardet evropiane dhe aspiratën e shqiptarëve për anëtarësim.

Politikë | 1 vit më parë

Tirana është mikpritëse e takimit të rëndësishëm të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSH), një platformë kyçe dialogu mes institucioneve të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Takimi i 20-të i këtij komiteti mbahet gjatë dy ditëve, duke theksuar përpjekjet e vazhdueshme drejt integrimit evropian të vendit.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, mbajti një fjalë përshëndetëse, ku theksoi progresin e bërë nga qeveria shqiptare.

“Dialogu Parlamentar është gur themeli sa i përket rendit demokratik në çdo shoqëri dhe natyrisht integrimi i Shqipërisë në BE është prioritet kyç i Qeverisë dhe qeveria shqiptare e ka në zemër këtë punë. Është një projekt kombëtar,” deklaroi Spiropali.

Ajo shtoi se këto shkëmbime të rregullta mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian fuqizojnë mirëkuptimin reciprok.

“Reformat pasqyrojnë standardet evropiane dhe aspiratën e qytetarëve tanë,” vijoi Ministrja, duke e cilësuar momentin si optimal për takim.

Spiropali bëri me dije se vetëm një ditë më parë ishte në Bruksel për takime me Komisionerin dhe zyrtarë të lartë të BE-së, ku është matur niveli i ecurisë së arritur nga Shqipëria dhe janë diskutuar hapat e mëtejshëm në rrugën drejt anëtarësimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme