Mirdita tërheq vendasit dhe të huajt, në 10-mujorin e parë e vizituan 60 mijë persona

Sipas të dhënave zyrtare në 10-mujorin e parë të këtij viti, Mirdita është vizituar nga mbi 60 mijë persona, përfshirë dhe turistët e huaj. Sipas Drejtorisë së Qendrës së Inforimimit të vizitorëve, pas një punë shumëvjeçare, Mirdita ka hedhur bazat e një turizmi të qëndrueshëm gjithëvjetor.
“Mirdita pas një pune shumëvjeçare ka hedhur bazat e një turizmi të qëndrueshëm. Numri i vizitorëve ka ardhur vit pas viti duke u shtuar”, tha Nik Nikolli.
Interesimi në rritje i turistëve ka rritur nevojën për shtimin e njësive akomoduese, ku gërshetohen tradita dhe kultura e kësaj zone.
“Këtë vit është vënë re diversiteti i shumtë i vizitorëve që kanë ardhur”, theksoi ai.
Për zhvillimin e turizmit, në Mirditë gjatë viteve të fundit janë hapur dhjetëra kilometra shtigje në disa zona, por problem mbetet infrastruktura rrugore e degraduar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




