Mirditë-Zjarri përfshin masivin pyjor. Shkak, flaka e qirinjve pranë varrezave

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në zonën e Kaçinarit, në Bashkinë Mirditë, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pylli.

Sipas informacioneve paraprake që raporton korrespondenti i RTSH-së, Elvis Hila, flakët janë shfaqur pranë varrezave të fshatit Simon dhe dyshohet se shkak ka qenë pakujdesia gjatë ndezjes së qirinjve.

Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë malor, zjarri është përhapur me shpejtësi të lartë në një perimetër të gjerë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e zjarrfikëses dhe shërbimi pyjor i Bashkisë Mirditë, të cilët po punojnë intensivisht për të izoluar vatrat dhe për të shuar flakët.

Deri tani nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë ndaj zonave të banuara apo vetë banorëve, ndërsa situata po monitorohet nga afër nga autoritetet lokale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme