Mirela Muka , një zonjë që nxjerr rakinë tradicionale.

Tradita e nxjerrjes së rakisë , duket se nuk është vetëm për burra .Kjo tabu është thyer nga Mirela Muka një zonjë nga fshati Peshtan që nxjerr këtë pije tradicionale . Ajo shprehet se pija përdoret për mikpritjen e vizitorëve në bujtinën e saj. .Mes traditës si udhërrëfyese e mikpritëse në bujtinën në fshatin Peshtan ajo shprehet se kjo pije tradicionale shërben për vizitorët që vijnë në bujtinën dhe duke qënë se vlerësohen pikërisht gatimet bio , pija e traditës nuk mund ti mungojë kësaj qëndre akomodimi.
- E kam nisur punën në bujtinë vite më parë fillimisht si udhërrëfyese dhe shoqëroja turistët e huaj. Ishin të shumtë por nuk dinin nga të lëviznin dhe u vetëofrova për ti cuar ata në shtigjet e panjohura. Duke qënë se jam lindur e rritur në fshat e njoh zonën . U riktheva nga Tirana ku jetoja prej vitesh dhe sot merrem me punët e fshatit . Kam gjetur qetësi por edhe falë biznesit sigurojmë të ardhura të kënaqshme për familjen. Sot po nxjerr rakinë , nuk më duket fare punë burrash sepse u bënë vite që e bëj vetë këtë proces . Rakinë e kemi bazën ne shqiptarët , dhe e përdorim për turistët që në momentin që hyjnë në derë , bashkë me glikotë. Shpresojmë që viti që vjen të na sjellë sa më shumë vizitorë , megjithëse tek nuk nuk kanë munguar .
Fshati Peshtan rreth 20 km larg Tepelenës mbetet ndër më të vizituarit nga turistët vendas e të huaj kjo për shkak të resurseve e natyrës së bukur që mbart zona.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




