“Mirëmëngjes Shqipëri” – Kryebashkiakja Mersini: Vlora jashtë rrezikut, niveli i Vjosës ka rënë ndjeshëm. Nis procesi i rivlerësimit dhe bilanci paraprak i dëmeve
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” ka dhënë një panoramë të plotë mbi gjendjen e përmbytjeve në qarkun e Vlorës, duke theksuar se situata është më e qetë krahasuar me ditët e mëparshme dhe se strukturat e emergjencës civile kanë reaguar me efikasitet.
Ajo e nisi fjalën e saj me një lajm pozitiv, duke thënë se dita ka nisur me lajm të mirë se niveli i ujit në shtratin e lumit të Vjosës ka rënë ndjeshëm.
“Në qoftë se deri dje ishte në një nivel më shumë se 10 metra, sot niveli është nën 8 metra. Pra kjo kuotë e bën situatën më të qetë dhe më të manovrueshme. Rrugët janë të aksesueshme në të gjitha fshatrat e Vlorës”.
Duke folur për masat e marra në terren, Mersini bëri të ditur se “në fshatin e Novoselës janë evokuar rreth 45 persona, të cilët janë evakuar brenda zonës ku vetëm pesë prej tyre janë akomoduar në strukturat e përgatitura në Bashkinë Vlorë dhe Emergjencat Civile.
“Janë evokuar 500 krerë bagëti të imta dhe gati 12 gjedhë”. Ajo shtoi se pavarësisht situatës së jashtëzakonshme, “me angazhimin e forcave të Emergjencës Civile dhe pushtetit lokal nuk kemi asnjë humbje jete dhe dëmtim të infrastrukturës publike dhe private”.
Kryebashkiakja nënvizoi se sot ka nisur herët në terren procesi i identifikimit të dëmeve për të pasur një rivlerësim në ditët në vijim.
“Janë rreth 12 shtëpi të përmbytura të cilat, për shkak të shumë arsyeve, janë ndërtuar shumë afër argjinaturës në një largësi që nuk duhet të jenë aty, ndaj kjo mbetet një sfidë në ditët në vazhdim. Por ne sot kemi nisur procesin e rivlerësimit për të pasur një evidencë nëse këto banesa janë të pabanueshme apo nuk janë prekur shumë nga dëmtimi”, tha ajo.
Mersini foli edhe për strehimin e banorëve të evokuar, duke theksuar se personat e evokuar nga Novosela janë strehuar kryesisht pranë njerëzve të afërt brenda zonës, sepse njerëzit nuk duan të largohen shumë nga banesat e tyre. Vetëm tre prej tyre janë strehuar në strukturat që ne kemi përgatitur në këtë situatë.”
“Në fshatin e Novoselës janë evokuar rreth 45 persona, të cilët janë evakuar brenda zonës ku vetëm pesë prej tyre janë akomoduar në strukturat e përgatitura në Bashkinë Vlorë dhe Emergjencat Civile. Janë evokuar 500 krerë bagëti të imta dhe gati 12 gjedhë. Por lajmi tjetër i mirë në këtë situatë të jashtëzakonshme, me angazhimin e gjithë forcave të Emergjencës Civile dhe të pushtetit lokal është që nuk kemi asnjë humbje jete dhe dëmtim të infrastrukturës publike dhe private.”
Duke vlerësuar gjendjen e përgjithshme, kryebashkiakja tha se “Vlora për momentin është jashtë rrezikut, por asgjë nuk mund të parashikohet nga faktorët meteorologjikë.
“Duke vlerësuar situatën që u përballëm, Vlora për momentin është jashtë rrezikut, por asgjë nuk mund të parashikohet nga faktorët meteorologjikë. Për shkak të trupave të shtuar në terren, situata u kalua me sukses dhe jemi treguar efikas duke reaguar në kohë të shpejtë.”
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, duke folur për gjendjen e banesave të prekura nga përmbytjet, theksoi se procesi i rivlerësimit ka nisur menjëherë në terren dhe se kjo mbetet një sfidë për ditët në vijim.
Ajo u shpreh se “sot ka nisur herët në terren identifikimi i dëmeve për të pasur një proces rivlerësimi në ditët në vijim. Janë rreth 12 shtëpi të përmbytura të cilat, për shkak të shumë arsyeve, janë ndërtuar shumë afër argjinaturës në një largësi që nuk duhet të jenë aty, ndaj kjo mbetet një sfidë në ditët në vazhdim. Por ne sot kemi nisur procesin e rivlerësimit për të pasur një evidencë që këto banesa janë të pabanueshme apo nuk janë prekur shumë nga dëmtimi. Ne jemi duke bërë një vlerësim në kohë reale të dëmeve, por duke qenë një vlerësim paraprak, nuk është përfundimtar”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



