“Mirëmëngjesi Shqipëri” – Eksperti Sanxhaku: Rivlerësimi i pasurive do të çlirojë tregun, qytetarët të përfitojnë nga ulja e tatimit deri në 5%
Qeveria ka propozuar një projektligj të ri për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i cili do të lejojë individët dhe bizneset të përditësojnë vlerën e pronave të tyre sipas çmimeve reale të tregut. Procesi pritet të jetë i hapur nga 1 janari deri më 30 shtator 2026.
I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH1, eksperti i pasurive të paluajtshme Dorjan Sanxhaku theksoi rëndësinë e azhornimit të çmimeve të referencës dhe afrimit të tyre me vlerat reale të tregut. Sipas tij, ky hap pritet të lehtësojë blerësit dhe shitësit, pasi aktualisht bankat përdorin çmime shtetërore që nuk përputhen me realitetin e tregut.
“Dy nga çështjet më kryesore që është azhornimi i çmimeve të referencës dhe afrimi i cmi9mit reale që ne i themi çmimi i tregut me çmimet shtetërore kjo i shërben secilit që dëshiron të blej një pronë në një zonë specifike. Banka nuk e njeh çmimin e tregut, nëse Durrësi e ka pasur 660 euro m2 nuk gjen më në Durrës me këtë çmim por banka atë merr për bazë. Rivlerësimi është shumë i rëndësishëm dhe do të çlirojë të gjithë tregun sepse me të drejtë taksa me 15% ulet më 5% dhe kushdo që të shesi i intereson që të paguajë 5%. Nga ana tjetër kjo do të vë në disponilitet shumë prona të cilat sot nuk po shiten. Jam dakord që duhej të ndodhte më parë sepse u fol një herë që do hapeshe rivlerësimi dhe shty dhe la pasojën e vet sepse shumë prona nuk u shitën. Ndërkohë tani duke filluar nga janari dhe do të jetë deri në fund të vitit”, u shpreh eksperti.
Ai rekomandoi që qytetarët të kryejnë rivlerësimin edhe nëse nuk kanë ndërmend të shesin pronën, pasi raste të papritura të shitjes mund t’i ekspozojnë ata ndaj tatimfitimeve të larta.
Sanxhaku sqaroi se rivlerësimi mund të bëhet vetëm për pronat e regjistruara në ASHK dhe pa mangësi në dokumentacion, ndërsa pronat në proces legalizimi nuk përfitojnë.
“Sugjeroj që të gjithë ta bëjnë rivlerësimin edhe ata që nuk kanë në mëndje për ta shitur pronën, por kemi pasur raste të cilët nuk e kishin menduar kurrë që mund të shisnin pronën janë detyruar të paguajnë tatimfitim të lartë. Janë ekspert të cilët janë të licencuar të cilët kanë dokumentacion dhe ato plotësojnë të gjitha kriteret që më pas i dërgojnë në ASHK. Pronat të cilat mund të rivlerësohen janë ato prona të cilat janë të regjistruara në ASHK, ato që nuk kanë mangësi me dokumentacionin ndërsa nuk mund të regjistrohen pronat të cilat janë në proces legalizimi”, tha Sanxhaku.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




