Mirëqenia e shëndetit mendor, fuqizohet shërbimi psikologjik në qendra shëndetësore

Sociale | 10 muaj më parë

Shërbimi psikologjik i ofruar në qendrat shëndetësore të Shkodrës është kthyer në një mbështetje të rëndësishme për qytetarët, me një numër gjithnjë e në rritje personash që kërkojnë ndihmë për përballimin e vështirësive emocionale.

Ky shërbim ofrohet prej dy vitesh e gjysmë në të gjitha qendrat shëndetësore të qytetit.

Punonjësi social Suad Arilla shpjegon se shërbimi mbulon një gamë të gjerë nevojash psiko-sociale, duke u ardhur në ndihmë individëve që përballen me trauma, stres, ankth apo vështirësi të tjera emocionale.

Kërkesa për këtë shërbim ka ardhur kryesisht nga persona që vuajnë nga lëndime fizike, të cilat kanë shkaktuar edhe trauma psikologjike. Gjatë këtij viti vihet re një rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rëndësinë e mbështetjes profesionale në shëndetin mendor.

Shërbimi psikologjik në qendrat shëndetësore të Shkodrës mbetet një hallkë kyçe për forcimin e mirëqenies individuale dhe ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme.

Gazetar: M. Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme