Mjekët pranë çdo pushuesi – Në vijën bregdetare të Durrësit, 5 qendra shëndetësore
Me nisjen e sezonit turistik, në Durrës janë vënë sërish në funksion 5 Qendra Shëndetësore Verore përgjatë bregdetit, për të ofruar ndihmë mjekësore të shpejtë dhe cilësore për pushuesit vendas dhe të huaj.
“Vitin 2024 nga qershori-shtator e mbyllëm me një numër prej 16 mijë vizitash ku 1/3 e tyre ishin pushues të huaj. Me të njëjtën filozofi pune ne jemi edhe këtë vit, në 5 qendra shëndetësore. Do të kemi në dispozicion edhe shërbimin e 127 e cila është e vendosur në zonën e Gjirit të Lalzit dhe në Shkëmbin e Kavajës”, theksoi Aurora Hyka, Drejtoresh e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Durrës.
Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se edhe këtë vit strukturat janë të pajisura dhe stafi i përgatitur për të përballuar fluksin e verës, duke mbuluar një territor të gjerë dhe duke qenë në gatishmëri për çdo emergjencë.
“Aktualisht në 5 qendra shëndetësore ne kemi të mbyllur shërbimin infermieror dhe të mjekëve me kapacitet të plotë me mjekë dhe infermier dhe janë të trajnuar për ofrimin e shërbimit në qendrat e urgjencës, dhe është staf shtesë që i vjen në ndihmë të gjithë pushuesve dhe qytetarëve të Durrësit”, u shpreh Hyka.
Qendrat shëndetësore janë të ngritura në plazhin e currilave, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Gjirin e Lalzit edhe në Hamallaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




