Molla e Korçës me cilësi të lartë, rritet kërkesa për eksport

Sociale | 2 vite më parë

Në qarkun e Korçës janë 3600 Ha të mbjella me mollë, ndërsa sivjet janë prodhuar rreth 80 mijë ton mollë. Sipas specialistëve këtë vit bëhet fjalë për një prodhim mjaft cilësor të këtij fruti, çka jep shpresë edhe për fitime më të larta për fermerët:

Për shkak të cilësisë së lartë të mollës, pritet që të ketë edhe më shumë eksporte në muajt në vijim:

Në qarkun e Korçës molla magazinohet në rreth 52 frigoriferë, 3 prej të cilëve me atmosferë të kontrolluar. Gjatë viteve është investuar në vazhdimësi nga ana e fermerëve jo vetëm për të siguruar kushte më të mira ruajtje për produktin e mollës por edhe për të rritur cilësinë e ambalazhimit të saj.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme