Monodrama “Për Elisën” në teatrin Migjeni – Shfaqja pjesë e festivalit teatror “Gjegju Fest 2025”

Kulturë | 11 muaj më parë

Në Teatrin “Migjeni” është shfaqur premiera e monodramës “Për Elisën”, interpretuar nga aktori Nikolin Ferketa.

Me tekst dhe regji të Aleksandër Prengës, kjo monodramë vendos në qendër familjen dhe, veçanërisht, rolin e gruas, i cili zbërthehet përmes brengës dhe thirrjes së një burri që i flet botës me patos dhe vetes me ndershmëri e sinqeritet.

“Në këtë pjesë shihet rëndësia e figurës së gruas, e nënës e cila është shumë e rëndësishme. Figura e gruas është më e rëndësishmja që familja të mbetët në këmbë”, u shpreh aktori Nikolin Ferketa.

Monodrama “Për Elisën” vjen në skenë si pjesë e festivalit teatror “Gjegju Fest”, i cili ka startuar këtë javë dhe organizohet nga Teatri “Migjeni”, Bashkia Shkodër dhe shoqata “Gruaja te Gruaja”. Në agjendën e festivalit, që vijon deri më 2 dhjetor, janë përfshirë tetë shfaqje të reja teatrale.

Gazetar: A. Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme