Montella merr masat për play-off-in: I kam kërkuar federatës italiane të ndalë kampionatin

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka filluar të marrë që tani masat për sfidat e ply-off-it të Botërorit 2026, që zhvillohen në muajin mars. Ai ka bërë me dije madje se i ka kërkuar federatës që të ndalojë kampionatin.
“Kam tre lojtarë në Serinë A, i kam kërkuar federatës të ndalë kampionatin të dielën e fundit. Nëse të vijnë lojtarët të hënën, nuk mund të bësh stërvitje të vërtetë deri të mërkurën, ndërsa të enjten është prag ndeshja. Të kesh dy ditë më shumë në dispozicion bën diferencën. Edhe Gattuso do të ishte i kënaqur”, ka thënë Montella.

Për shortin e gjysmëfinaleve, që e përball Turqinë me Rumaninë, trajneri italian u shpreh: “Është një skuadër e re, që mori pjesë në Europian. Lucescu është një maestro për të gjithë ne. E vërteta është se për të shkuar në Botëror, duhet të japësh maksimumin ndaj çdokujt”.
Në fund, për shortin e Italisë, Montella theksoi: “Italia favorite kundër Irlandës së Veriut? Duhet të japësh gjithçka, pastaj në finale do të gjejë Uellsin ose Bosnjën. Me Uellsin jam përballur disa herë vitet e fundit, në fushën e vet transformohet, është një ndeshje shumë e ashpër”.
Nëse kualifikohet për në finale, Turqia mund të përballet me Kosovën në “Fadil Vokrri”, gjithmonë nëse “Dardanët” kalojnë Sllovakinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




