Moody’s vlerëson Shqipërinë, sipas agjencisë parashikohet një rritje e PBB-së reale

Ekonomi | 8 muaj më parë

Në rishikimin e saj periodik të kryer më 5 mars 2026, Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings, rikonfirmoi vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”. Moody’s vlerëson qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.6% për vitin 2025 dhe 3.5% për vitin 2026.

Sipas agjencisë, perspektiva e rritjes ekonomike do të mbështetet kryesisht nga ecuria e sektorit të turizmit, fluksi i qëndrueshëm i Investimeve të Huaja Direkte veçanërisht në energji dhe turizëm, por edhe nga normat më të larta të pjesëmarrjes në tregun e punës.

Në aspektin fiskal agjencia vlerëson se zbatimi i buxhetit ka mbetur i kujdesshëm gjatë vitit 2025. Gjithashtu agjencia parashikon një ulje të mëtejshme graduale të borxhit publik gjatë tre deri në pesë vitet e ardhshme, të mbështetur nga respektimi i kuadrit të kujdesshëm fiskal nga qeveria.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit pret që reformat për procesin e anëtarësimit në BE të vazhdojnë, megjithëse me një ritëm gradual, dhe që risqet e likuiditetit qeveritar dhe të sektorit bankar të mbeten të kontrolluara.

Ky rikonfirmim i vlerësimit nga Moody’s është një tregues mjaft i rëndësishëm i stabilitetit makroekonomik të Shqipërisë .

/rtsh,al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme