Sot mot i kthjellët me temperatura deri në 27 gradë

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Do të ketë mot kryesisht të kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet e larta malore.
Era do të fryj e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 12m/s, e shoqëruar me valëzim në det të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 5 deri 18°C
Në zonat e ulëta 4 deri 27°C
Në bregdet 9 deri 28°C
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




