Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të larta

Ditën e sotme (17 prill) vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri mesatar të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën e parë të ditës përgjatë Ultësirës Perëndimore, më pas me ndërprerjen graduale e tyre.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 10 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 9 deri 23°C;
Në zonat e ulëta 12 deri 27°C;
Dhe në bregdet 10 deri 26°C.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




