Mot i paqëndrueshëm gjatë paradites, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme (28 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat dot shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 15 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-4 ballë. Temperaturat minimale do të jenë në vlerën 7 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale 21 gradë Celcius.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






