Moti – Dita e sotme do të jetë me diell. Temperaturat me rënie të konisderueshme në mëngjes

Aktualitet | 3 vite më parë

Rrymat e ftohta kontinentale do të ndikojnë gadishullin e Ballkanit ku presim përmirësim të motit në territorin e Shqipërisë.

E Mërkurë , 20 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veri (N) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore    -3/12°C

– Zonat e ulëta      0/17°C

– Zonat bregdetare 4/17°C

Kosovë

Kosova për dt. 20 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 1°C – 4°C në mëngjes deri në 7°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.

E Enjte , 21 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore    0/14°C

– Zonat e ulëta      3/18°C

– Zonat bregdetare 7/19°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme