Moti – Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në veri, temperaturat me rënie

Aktualitet | 2 vite më parë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presion i lartë duke mbajtur stabilitet të kushteve atmosferike në vendin tonë.

E Martë, 04 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      14/26°C

– Zonat e ulëta       16/32°C

– Zonat bregdetare 18/28°C

Kosova për dt. 04 Qershor 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C – 16°C në mëngjes deri në 26°C –28°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 05 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje të  pakta në jug. Era do të fryjë me drejtim V         eriperendim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      14/28°C

– Zonat e ulëta       16/32°C

– Zonat bregdetare 18/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme