Moti- Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Për ditën e sotme (19 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën të madhe të territorit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezente deri në orët e mesditës me intensitet të ulët në qendër dhe jug të vendit.
Në zonat malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësinë mbi 1200 metra do ketë reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s. Deti do jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-4 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



