Moti – Ditën e diel vendi ynë nën kushte atmosferike të paqëndrueshme, reshje shiu e shtrëngata dhe erë e fortë në bregdet

Të dielën (15 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Qielli pritet të mbulohet nga vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa në orët e mesditës do të ketë intervale të shkurtra me kthjellime, duke sjellë momente me diell.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të ditës, me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Në qendër dhe jug, pritet që reshjet të jenë më të forta, shpeshherë në formën e shtrëngatave dhe lokalisht të shoqëruara me breshër.
Gjatë ditës, reshjet do të vazhdojnë herë pas here, duke ruajtur intensitet të ulët në shumicën e zonave, ndërsa në perëndim dhe veri do të ketë periudha me shira më të dendur dhe shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve reshjet do të jenë në formë bore me intensitet mesatar, ndërsa në relievet malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes, mbi lartësitë 1000–1100 metra, priten reshje bore të lehta.
Era do të fryjë nga juglindja–jugperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 16 m/s. Deti do të jetë i trazuar, me forcë valëzimi 4–5 ballë.
Autoritetet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) këshillojnë qytetarët të ndjekin përditësimet e radhës për të pasur informacion sa më të saktë mbi kushtet atmosferike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



