Moti i keq- Pezullohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas. S’lejohet lundrimi as në Portin e Shëngjinit
Lundrimet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas janë pezulluar këtë të diel, si pasojë e motit të keq me erë të fortë e cila ka përfshirë të dy anët e Adriatikut.
Të gjithë pasagjerët, të cilët kanë rezervuar lundrimin e tyre, nisjet do të kryhen ditën e nesërme, në orën 22:00, me normalizimin e situatës së motit.
Ndërkohë, trageti “AF MIA” do të niset sipas parashikimit.
Edhe në Portin e Shëngjinit moti i keq ka sjellë pezullim të përkohshëm të lundrimit detar. Autoritetet portuale njoftojnë se që prej orës 6:00 të mëngjesit të 23 marsit, erërat e forta dhe dallgët e larta e bëjnë të rrezikshme lundrimin për anijet dhe mjetet e vogla detare.
Në këtë situatë, kapiteneria e portit ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të hyrje-daljeve të anijeve, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë lundërtarëve dhe peshkatarëve të shmangin daljen në det deri në një njoftim të dytë, duke ruajtur sigurinë e tyre dhe të mjeteve lundruese.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




