Moti i keq- Policia thirrje për kujdes të shtuar: Prezencë uji, inerte e pemë të thyera në disa akse

Policia e Shtetit ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, si pasojë e situatës së krijuar në vend nga moti i keq. Për të gjithë shoferët, policia kërkon që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes maksimal, pasi, si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura, ka prezencë uji në disa akse, inerte e pemë të thyera.
“Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të qarkullojnë ngadalë, po ashtu edhe këmbësorët të tregojnë kujdes nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve”, bën thirrje Policia.
Sipas Policisë, efektivë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë janë prezentë kudo në terren, për të ofruar ndihmë dhe mbështetje qytetarëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




